“Situata e sigurisë në Kosovë tani është më e qetë, por ende e brishtë”.
Kështu ka deklaruar komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ndërsa për KosovoOnline ka theksuar se misioni i Aleancës Veri-Atlantike në Kosovë gjithmonë e ka dëshmuar aftësinë për të trajtuar çdo sfidë dhe për të vazhduar zbatimin e mandatit të tij të OKB-së, plotësisht dhe në mënyrë të paanshme, transmeton Arbresh.info.
Kreu i misionit të NATO-s në Kosovë deklaroi se pas rritjes së tensioneve në muajt e fundit, NATO-ja ka dislokuar 1000 ushtarë shtesë dhe armë më të rënda.
“Ne kemi katërfishuar praninë e KFOR-it në veri të Kosovës dhe kemi trefishuar numrin e patrullave, duke përfshirë edhe përgjatë vijës administrative. Në përgjithësi, situata e sigurisë tani është më e qetë, por mbetet e brishtë. Këta janë hapa të kujdesshëm për të siguruar që misioni i KFOR-it të vazhdojë të përmbushë mandatin e OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes; në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.
“ KFOR-i vazhdon të veprojë si reaguesi i tretë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX). NATO është fuqishëm e përkushtuar për sigurinë në Kosovë dhe KFOR-i do të qëndrojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së”, deklaroi ai.
Ulutash mes tjerash ka deklaruar se dialogu Kosovë-Serbi është e vetmja rrugë drejt paqes dhe stabilitetit.
“KFOR-i vazhdon të krijojë një kornizë sigurie, e cila është e nevojshme që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përparojë me ndërmjetësimin e BE-së, që është e vetmja rrugë drejt paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në të mirë të të gjitha komuniteteve dhe stabilitetit rajonal”, theksoi komandanti i KFOR-it.
Mastantuono rigjen formën fizike, gati për përballjet vendim...
Pakistani bombardon Afganistanin mes tensioneve me Talebanët
Shpërthim pranë një stacioni treni në Moskë, vritet një ofic...
Për herë të parë në Britani, lind fëmija nga transplantimi i...
Vengu me homologun hungarez: Të zgjerojmë bashkëpunimin usht...
Mësohet se sa do të mungojë Lisandro Martinez pas lëndimit q...