Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutas, ka njoftuar se ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe shefin e UNMIK-ut, Peter N. Due, në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, u tha se në fokus të takimit ishte situata aktuale e sigurisë në Kosovë, si dhe bashkëpunimi i ngushtë mes KFOR-it dhe UNMIK-ut në ruajtjen e stabilitetit.
“Gjeneral Major Ulutas riafirmoi angazhimin e KFOR-it për koordinim të vazhdueshëm midis dy misioneve, me qëllim ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit në të gjithë Kosovën”, u tha tutje në postim.
Vuçiq paralajmëron armatim të ri: Siguria më e ndërlikuar ng...
Kurti për presidentin: Jemi në konsultime me opozitën
Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për tre të a...
AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
“Hajde përgjigju”, Vuçiq sulmon kryeministrin e ri të Hungar...
Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së