Komandanti i KFOR-it, James Foggo ka thënë sot se vënia e taksës prej 100 përqind për mallrat serbe që hyjnë në Kosovë, mund të thellojë izolimin e Kosovës.
Këto komente Foggo i ka bërë në ceremoninë solemne të ndërrimit të komandës së KFOR-it.
Duke folur për dialogun Kosovë – Serbi, Foggo ka thënë se të dyja vendet aspirojnë të jenë më të integruara në institucionet euro-atlantike.
“Unë besoj se të dyja, Serbia dhe Kosova aspirojnë të jenë më të integruara në institucionet euro- atlantike. Unë besoj se një gjë e tillë është shumë e rëndësishme për të dy kombet. Sidoqoftë, unë jam i shqetësuar që përmes veprimeve të fundit, siç është rritja e ndjeshme e taksës në mallrat serbe, Kosova rrezikon të bëhet më e izoluar”, tha Foggo.
Duke folur për zhvillimet në veri, admirali Foggo përmendi edhe dorëheqjen e kryetarit të Mitrovicës veriore, Goran Rakiq.
“A nuk është turp që kryetari Rakiq ka dhënë dorëheqje nga post i tij si kryetari i Mitrovicës së Veriut dje?”, tha Foggo.
Njëherit, ai ka folur edhe për procesin e transformimit të Forcave të Sigurisë të Kosovës në ushtri, me ç’rast ftoi udhëheqësit e institucioneve që të mos nguten në këtë proces, pasi që sipas tij, të gjitha palët duhet të jenë të kënaqura.
Lot dhe emocione, Greta merr propozim për martesë nga partne...
30 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit
MASHT me vendim për rishikimin e kurrikulave për arsimin fil...
Detaje të reja rreth aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Ramadan Meholli
Kosova merr urim të veçantë nga Ambasada e SHBA-së pas prani...