Ade Clewlow, kolonel britanik në pension, vlerëson se nuk ka rrezik që Serbia ta shfrytëzojë situatën në Ukrainë dhe të nisë forca ushtarake drejt Kosovës.
“Në Kosovë është një forcë dhe nuk mendoj që Serbia do që të luftojë kundër NATO-s. Nuk mendoj se Serbia është në pozitë që të hyjë në territorin e Kosovës”, është shprehur Clewlow për Klan Kosova.
“Ata nuk do ta bëjnë këtë derisa ka një forcë të NATO-s në Kosovë – KFOR. Serbia nuk do ta bëjë këtë gabim. Por kurrë mos thuaj kurrë. Megjithatë, nuk mund të shoh shtet tjetër në Evropë që ta bëjë atë që po e bën Rusia”.
Cewlow ka komentuar sanksionet që po i vendosen Rusisë, pas pushtimit që i ka bërë Ukrainës.
Man United pa katër lojtarë kryesor sfidon Brentford-in
Sulmi në Uashington, ky është burri që vazhdoi darkën i patr...
Bajrami- LVV-së: Po na çoni në zgjedhje, faji është ekskluzi...
Kuvendi mblidhet në orën 17:00 për çështjen e presidentit
Ilir Meta bën shqiponjën, gjyqi shtyhet për 11 maj
Trajnimi për kërkim-shpëtim malor, FSK-ja forcon reagimin nd...