Pritjet e gjata deri në dy orë në pikat kufitare me Serbinë po vazhdojnë edhe këtë të shtunë.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në pikën kufitare në Merdare pritja për të dalur nga Kosova është 2 orë, derisa kolona është e gjatë 500 deri në 700 metra. Ndërsa, për të hyrë në Kosovë pritjet janë prej 40 deri në 50 minuta.
Edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë për të dalur nga Kosova pritjet janë 2 orë. Në këtë pikë të kalimit kolona në dalje është 600 metra.
Në pikat tjera kufitare këtë mëngjes nuk ka pritje të gjata. Në Jarinjë pritjet janë më së shumti deri në 20 minuta, ndërkaq në Hani të Elezit pritjet në hyrje dhe dalje janë 10 minuta.

Vijon protesta në Aeroportin e Vlorës, nënkontraktorët kërko...
Arrestohen dy persona për vjedhje të rënda në Obiliq
Chelsea nis “revolucionin” në sulm: Alonso kërkon golashënue...
7-vjeçari u përplas për vdekje nga makina, shoqërohet në pol...
Situata në Aeroportin e Vlorës, Pacolli: Policia e Shtetit p...
Policia e Prishtinës ekzekuton 191 urdhëresa gjykate brenda ...