Fillimi i ditëve të nxehta sjell në Kosovë edhe shumë bashkëatdhetar, por që ballafaqohen me pritje të gjata në Merdare e Mutivodë.
Sipas matjeve të bëra sonte nga Qendra Kombëtare për menaxhim kufitar në MPB, në pikëkalimin kufitar të Merdares, pritjet në hyrje kanë qenë të gjata 200-260 minuta apo katër orë.
Pritje ka edhe në Mutivodë, teksa mërgimtarët janë bllokuar në kolona deri në tre orë. Aty kolonat e veturave kanë arritur deri në 1 mijë e 700 metra.
Gjendje pak më e mirë është tek pika kufitare në Muçibabë e te Dheu i Bardhë ku pritjet arrijnë deri në 40 minuta.

Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP
Hap fals i Cityt dështon të fitojë ndaj Tottenhamit, “...
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Pula flet për manipulimet e votave: E papritur, s’ka ndodhë ...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë
Florent Hasani shkëlqen me dy gola ndaj Adana Demirsporit