Deputetja Fatmire Kollçaku i është drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismajli duke i thënë se ka shumë parregullsi në këtë sektor.
“Edhe pse ju Ministër keni ardhur me vonesë në këtë sektorë, partija juaj ka qenë në koalicion me ata që e kanë udhëhequr këtë Ministri. Ka shumë parregullsi, shumë keqpërdorime në këtë Ministri të cilat i kanë ëbrë vetë personat në pozita udhëheqëse”, ka thënë ajo duke pwrmendur sigurimet shëndetsore.
“90% e qytetarëve nuk kanë sigurime shëndetësore. Nuk ka institucione stabile sa i përket fondit të sigurimeve shëndetsore. Kur do të përfundoj kjo gjë”, ka thënë ai.
Kollçaku ka përmendur edhe çështjen e varfërisë së qytetarëve që nuk munden të marrin shërbime më të shtrenjta.
“Qytetarët janë lodhur duke mos u ofruar shërbime si duhet, ata janë të varfër nuk kanë mundësi të marrin shërbime më të shtrenjta. Ju do të duheshit t’ua ofronit këto. Po ashtu është edhe bashkëpunimi me Shqipërinë që të zhvillohet një gjë e tillë e jo vetëm të flitet”, ka thënë ajo.
Sipas saj kjo Ministri duhet të punojë mirë sepse pasojat e punës dhe mospunës do të reflektohen tek anëtarët e familjeve./arbresh.info
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri
Nga Shtëpia e Bardhë thonë se Trump dhe Putin zhvilluan një ...
Egjipi i Salahut siguron pozitën e parë dhe kualifikimin tut...
PZAP: Kemi marrë 56 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, 49 ...
Bleron Fetahi largohet nga Llapi