Lagjja “Kodra e Trimave” në kryeqytet qe 24 orë është pa ujë. Banorët po ankohen se mungesa e ujit po u shkakton shumë telashe.
Ata kanë filluar që me shishe e kova të shkojnë nëpër lagje të ndryshme të furnizohen me ujë.
Ndërkaq zëdhënësja e ujësjellësit rajonal “Prishtina” Arieta Mjeku, i tha Klan Kosovës me telefon se banorët e kësaj lagjeje po e keqpërdorin ujin me të madhe, dhe se në “Kodrën e Trimave” uji nuk po mund të arrijë për shkak të shtypjes e cila është shumë e ulët.
Mjeku njoftoi se nga e hëna do të ketë reduktime të reja në këtë lagje për të mundësuar një furnizim më të mirë me ujë.
Ardian Gjini: Ramushi ka ditë me na ngushëllu neve kur është...
Përfundon edicioni i Superligës, hiqen të gjitha dilemat – M...
Hamza para qindra mësimdhënësve: Mësuesit meritojnë paga më ...
Kosova mposhtet në miqësoren ndaj Çekisë
Kosova ngushton epërsinë ndaj Çekisë
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzohen në Londër, i pret një...