
Maja Kocijançiq
Të martën (nesër) është paraparë që të mbahet takimi i parë i delegacionit shtetëror të Kosovës për dialogun Kosovë-Serbi me Shërbimin e Jashtëm Evropian (EEAS) në Bruksel.
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq tha se në këtë takim do të diskutohet për qëndrimet e të dyja palëve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“EEAS ka ftuar Delegacionin nga Kosova të caktuar nga Kuvendi më 15 dhjetor për konsultime në Bruksel më 8 janar. Ekipi do të përfaqësohet gjithashtu nga Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini. Konsultimet janë një mundësi për të shkëmbyer qëndrimet me përfaqësuesit e Kosovës në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit, të lehtësuar nga BE”, tha ajo për Kallxo.com.
Ndryshe kryesues të ekipit negociator janë Fatmir Limaj, lideri i Nismës dhe Shpend Ahmeti, lider i PSD-së.
Kurse anëtarët e tjerë të këtij ekipi janë: Enver Hoxhaj nga PDK, Avni Arifi nga AAK, Behgjet Pacolli nga AKR, Mahir Yagcilar KDTP, Dardan Gashi AKR, dhe një përfaqësues i shoqërisë civile.
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...