Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykimin ndaj Dibran Hoxhajt dhe katër të tjerëve për vrasjen e 2023-tës në lokalin “Kobra City” në Prizren.
“Kobra” është dënuar me 24 vite burgim për vrasjen e një personi dhe armëmbajtje pa leje.
Kurse i akuzuari Roland Susuri për tri vepra penale është dënuar me burgim unik prej 7 vite. Arben Vezaj për pjesëmarrje në rrahje është dënuar me 1 vit burgim, Burim Mazreku për manipulim me prova me 1 vit burg dhe Jesmir Badallaj, pjesëmarrje në rrahje dhe armëmbajtje pa leje është dënuar me 2 vite burgim.
“Kobra”, akuzohet se më 3 janar 2023, në ora 4:10, në afërsi të lokalit të tij “Kobra City”, në magjistralen Prizren-Zhur, me dashje ka privuar nga jeta V.C, duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve R.T (Sh) dhe A.B.
Deri të rasti, sipas aktakuzës së Prokurorisë kishte ardhur pasi të dëmtuarit nuk ishin pajtuar me faturën e lartë në lokal, duke filluar kështu një zënkë me punëtorët e lokalit./Arbresh.info
Të kërkuar nga UNMIK, arrestohen dy persona nga Kosova në Ti...
Sulmon dhe kanos qytetarin me revole, policia i gjen arsenal...
CNN: Forcat amerikane tërhiqen nga Iraku
Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë Kosovë
Vodhi kabllo elektrike nga një kompani dhe i shiti, arrestoh...
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Sot dorëzohen dosjet për...