Qeveria e Irakut ka njoftuar se forcat amerikane kishin përfunduar një “tërheqje të plotë” nga objektet ushtarake brenda territorit federal të vendit, gjë që përjashton rajonin gjysmë-autonom të Kurdistanit ku mbeten trupat amerikane.
Ministria e Mbrojtjes e Irakut tha se kontingjenti i fundit i këshilltarëve amerikanë ishte larguar nga Baza Ajrore Al-Asad në provincën Anbar në Irakun perëndimor, e cila priti trupat amerikane për më shumë se dy dekada.
Ushtria amerikane ka qenë duke u tërhequr për disa vite pasi qeveria irakiane bëri thirrje që ta bënte këtë në vitin 2023, shkruan CNN.
Koalicioni i udhëhequr nga SHBA për të luftuar kundër grupit të Shtetit Islamik, u tërhoq gjithashtu nga selia e Komandës së Operacioneve të Përbashkëta, duke i lënë instalimet nën kontrollin e plotë të forcave irakiane të sigurisë, shtoi deklarata e ministrisë.
Por, forcat amerikane ende qëndrojnë në Bazën Ajrore Harir në provincën Erbil, e cila ndodhet në Rajonin e Kurdistanit.
Prania ushtarake amerikane në Irak ka ndryshuar shumë që nga pushtimi i vitit 2003.
Në kulmin e saj, SHBA kishte 170,000 trupa në Irak. Në vitin 2011, ish-presidenti Barack Obama tërhoqi forcat amerikane nga vendi.
Rreth 5,000 trupa u vendosën në vend në vitin 2014 me kërkesë të qeverisë irakiane, e cila kërkoi ndihmën e SHBA-së në luftën kundër ISIS-it.
Që nga dhjetori i vitit 2021, kur ushtria amerikane njoftoi përfundimin e rolit të saj luftarak në vend, SHBA ka pasur afërsisht 2,500 trupa në Irak në një kapacitet këshillimi dhe ndihme.
Komanda Qendrore e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së tha CNN se “deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes së Irakut që tregonte dorëzimin ishte faktike”, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Ndryshe, tërheqja vjen mes tensioneve rajonale midis SHBA-së dhe Iranit, ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shqyrton nëse do ta sulmojë Iranin mes protestave vdekjeprurëse në rrugë kundër regjimit autoritar të vendit. /Telegrafi/
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet