Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka folur për ndikimin e protestave të zhvilluara kundër Gjykatës Speciale.
Ai tha se protestat kanë pasur efekt pozitiv dhe se ky është një informacion që kanë marrë nga mbrojtja e grupit, Thaçi dhe të tjerët, duke sjellë ndryshime të dukshme brenda gjykatës.
“Protestat kanë pasur efektin e vet në mënyrën pozitive, ky është një informacion që e kemi marrë nga mbrojtja e grupit, Thaçi dhe të tjerët, që ka pasur efekt shumë të mirë. Dhe kanë fillu edhe disa gjëra që të kenë ndryshim të madh drastik brenda gjykatës. Thaçit po i lejohet të flasë në zoom me familjen”, tha Gucati në Info Magazina.
Kryetari shprehu optimizëm që procesi të përfundojë me një rezultat pozitiv dhe tha: “Shpresoj që në pranverën e vonshme ta festojmë lirimin e tyre”.
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...