Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) ka bërë një thirrje publike për të gjitha mediat që raportojnë në raste tragjedish të bëhet me kujdes, ndjeshmëri dhe profesionalizëm, duke respektuar etikën dhe dinjitetin e viktimave dhe familjeve të tyre.
“Raportimi për tragjedi duhet të zhvillohet me kujdes dhe vetëm kur ka interes të lartë publik mbi çështjen. Nëse interesi publik është i lartë, atëherë ndaj të gjithë të prekurve nga tragjedia duhet pasur qasje mirëkuptimi, mbrojtje të privatësisë, mbulim të fytyrës dhe diskrecion”. thuhet në njoftimin e KMSHK.
Këshilli tha se mediat nuk duhet të publikojnë fotografi ose video nga vendi i ngjarjes pa mbuluar identitetin apo trupin e viktimave.
“Publikimi i tillë do të konsiderohet fyerje për ndjenjat e familjarëve dhe të ndjeshme për publikun.”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, theksuan se duhet paralajmërim për përmbajtje të ndjeshme.
“Gazetarët duhet të kenë kujdes se çfarë i ofrojnë publikut,” thuhet në deklaratë.
Ndërsa theksohet se jo çdo përmbajtje e publikuar nga autoritetet duhet marrë si e mirëqenë./Arbresh.info
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...