Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka kërkuar nga qytetarët që në mënyrë të organizuar të kundërshtojnë shtrenjtimin e rrymës.
“Qytetarët e Kosovës me të drejtë të pakënaqur me këtë paralajmërim të shtrenjtimit të rrymës e që do të përcillet nga ngritja zinxhirore e çmimeve të artikujve tjerë dhe të shërbimeve nuk duhet të ndalen vetëm me një reagim të çastit në KMDLNj apo te Avokati i Popullit por duhet të organizohen, përmes aktivizmit qytetar në mbrojtje të interesave të tyre aq më parë që kategoritë e cenueshme; pensionistët, përfituesit e skemave pensionale, veteranët dhe invalidët e luftës, viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës që nga fillimi i zbatimit për përkrahje financiare, kompensimet apo lëmoshat sociale që i marrin nuk janë rritur aspak në ndërkohë që çmimet kanë shkuar në qiell”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.
KMDLNj ka njoftuar se e ka kundërshtuar dhe vazhdon ta kundërshtojë shtrenjtimin e rrymës i cili prodhon një proces zinxhirë të shtrenjëtimeve dhe pret që qytetarët ta kundërshtojnë edhe me protesta dhe jo vetëm në mënyrë deklarative.
“Deputetët, si përfaqësues të popullit nga edhe e kërkojnë votën dhe e fitojnë të drejtën e përfaqësimit, tash për të gjithë qytetarët e Kosovës, duhet ta kundërshtojnë këtë shtrenjtim, qoftë në kuadër të komisioneve përkatëse të Kuvendit ashtu edhe në seancat parlamentare, pa bërë dallime partiake dhe pa u përpjekur ta kapitalizojnë këtë kundërshtim politikisht”, është thënë tutje në reagimin e KMDLNj-së./Arbresh.info/
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...
Parashikimi i motit në Shqipëri
Rusia lëshon dronë gjatë natës në Kiev
Komenti i rëndë ndaj Juelës, Greta përjashtohet nga gara dhe...