Klinika e Onkologjisë në Prishtinë ka bërë të ditur se aktualisht, furnizimi me barna në këtë klinikë është mbi 90% të mbulueshmërisë, duke përfshirë produktet esenciale për trajtim.
Sipas tyre, mungesat që ekzistojnë lidhen kryesisht me barna të paregjistruara në Kosovë, të cilat nuk kanë autorizim marketingu dhe për të cilat procedurat e furnizimit janë më të ndërlikuara.
“Çdo ditë, në Shërbimin e Kimioterapisë, në Klinikën e Onkologjisë, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), trajtohen mbi 200 pacientë, ndërsa në ditë të caktuara ky numër arrin deri në 240. Ndër barnat më të përdorura dhe më të rëndësishme për këtë trajtim janë, Bevacizumab (e njohur edhe si Avastina) dhe Zoledronic Acid. Në dy vitet e fundit, të gjithë pacientët që kanë pasur nevojë për trajtim me Bevacizumab e kanë marrë terapinë në mënyrë të rregullt, përveç një mungese të përkohshme prej disa ditësh në fillim të këtij viti. Edhe trajtimi me Acid Zoledronik është duke u zhvilluar në mënyrë të vazhdueshme, pa ndonjë pengesë apo ndërprerje”, thuhet në komunikatën për medie nga Klinika e Onkologjisë dhe Sektori për Furnizim me Barna.
Sipas tyre, barnat Bevacizumab (Avastinë) dhe Zoledronic Acid janë të disponueshme në Barnatoren Qendrore dhe në barnatoren klinike të Onkologjisë, dhe furnizimi i tyre mbikëqyret në vazhdimësi për të garantuar trajtim të rregullt për të gjithë pacientët në nevojë.
Kosova përfiton mbi 10 milionë dollarë nga “Pandemic Fund”
Specialja publikon edhe qesen me mbeturina në të cilën Kilaj...
Një shtetas i Kosovës dënohet në mungesë me 15 vjet burgim n...
SPK: Suspendimet e ngutshme dëmtojnë rëndë institucionin
‘Javelin’ arrin në Shipëri, ambasada amerikane e sheh si tre...
U shkarkua si ministër, Pirro Vengu: Ishte kënaqësi ta udhëh...