Me urdhër të Dhomave të Specializuara, zyrtarët policorë të EULEX-it në Kosovë realizuan një bastisje në shtëpinë e ish-ministrit të Drejtësisë dhe ish-nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi. Lidhur me këtë, ka pasur spekulime të shumta për mundësinë e arrestimit të Kuçit, siç ndodhi me ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj, ish-shefin e AKI-së, Bashkim Smakaj, dhe ish-luftëtarin e UÇK-së, Fazli Fazliu.
Në një përgjigje për Arbresh.info, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku, ka konfirmuar se Kuçi nuk është arrestuar, por vetëm është bastisur shtëpia e tij.
Ndryshe, Me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të enjten është ndërmarrë aksion i gjerë në Kosovë, ku janë kryer arrestime e bastisje në disa shtëpi të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Gjatë aksionit janë arrestuar: ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-shefi i AKI-së Bashkim Smakaj dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Faziu.
Kjo prokurori me seli në Hagë ka njoftuar se aksioni ka të bëjë me dyshimet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë./Arbresh.info
Tragjedi në Kinë/ Shpërthimi në minierën e qymyrit lë të pak...
Tërmet 4 ballë në Elbasan, epiqendra në fshatin Trash
Bie fasada e një objekti banesor në Prishtinë, intervenojnë ...
Ushtarët e KFOR-it trajnohen për aftësi të shpëtimit të jetë...
AAK mban nesër Kuvendin e Përgjithshëm, pritet edhe zgjedhja...
NATO: Organizatat e sigurisë në Kosovë të vazhdojnë bashkëpu...