Sekretari i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, në nderim të heroit Bahri Fazliu bëri homazhe bashkë me familjarë dhe shokë të luftës së Bahri Fazliut, shkruan arbresh.info.
Klinaku tha se kur nderojmë dëshmoret duhet ta kemi parasysh që si rezultat i luftës, sakrificës së tyre e gëzojmë edhe këtë liri që e kemi sot.
“Sot nderuam heroin Bahri Fazliu një bashkë themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në atë kohë i rinë në Bogiqe të Plavës në kufirin shqiptaro-shqiptarë. Kur i nderojmë dëshmorët natyrisht që duhet ta kemi parasysh që si rezultat i luftës, sakrificës së tyre e gëzojmë edhe këtë liri që e kemi sot edhe pse kjo liri do duhej ta kishte brenda vetës edhe atë betimi që kishte lufta jonë çlirimtare, pra lirimin nga pushtuesi dhe bashkimin e trojeve tona shqiptare”, tha Klinaku./arbresh.info/


Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...