Komuna e Klinës i ka detyruar prindërit e kësaj komune që të paguajnë 5 euro më tepër në muaj për dërgimin e fëmijëve të tyre në çerdhe.
Vlera e pagesës për çerdhet është bërë në kundërshtim me rregulloren për tarifa në këtë komunë, shkruan AktivPress.
Zyra Kombëtare e Auditimit thekson se qytetarëve u është dashur të paguajnë nga 25 euro në muaj, e që në fakt pagesa do të duhej të ishte 20 euro në muaj.
“Në të gjitha rastet qytetarët ishin ngarkuar me tarifë mujore nga 25€, për dërgimin e fëmijëve në çerdhe. Kjo vlerë është në kundërshtim me rregulloren për tarifa, e cila përcakton se pagesa duhet të jetë 20€ për muaj. Për vitin 2016, qytetarët kishin paguar në total 13,825€, apo 2,765€ më tepër sesa parashihet me rregulloren e komunës”, thuhet në të gjeturën e auditorit.
Sipas këtij raport, inkasimet e tarifave nga ana e komunës janë bërë pa ndonjë bazë të qartë ligjore, transmeton arbresh.info.
Zyra Kombëtare e Auditimit, rekomandon kryetarin që të shqyrtojë rastin pse kanë ndodhur mbingarkesat e qytetarëve me këto tarifa.
ZKA ka gjetur edhe disa parregullësi të tjera sa i përket artikujve ushqimor në çerdhe dhe institucionet e tjera të komunës.
Sipas auditorit fituesi i tenderit për furnizim me artikuj ushqimore është bërë me çmime jo normalisht të ulëta./arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...