Komuna e Klinës është përfituese e donacionit në vlerë 293 mijë e 263 euro në garën për mjedis të pastër, të cilën e ka mbështetur financiarisht GIZ-i gjerman.
Ky donacion është fituar pas plotësimit të kritereve të qasjes dhe indikatorëve të performancës në garën për mjedis të pastër. Klina ishte në garë me 16 komuna tjera të Kosovës dhe ka arritur të fitojë këtë donacion falë plotësimit të kritereve të kërkuara në zgjerimin e shërbimeve të ofruara, rritje të inkasimit, miratimin e Planit Komunal për Menaxhim të Mbeturinave dhe Rregulloren Komunale për Menaxhim të Mbeturinave, si dhe eliminimin e deponive ilegalë.
Klina ka shtrirë sistemin organizativ të mbledhjes së mbeturinave në gjithë zonën urbane dhe rurale ( fshatra dhe qytet). Kryetari aktual i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, tha se kjo komunë ka plotësuar të gjitha kriteret, ashtu siç janë kërkuar nga ana e donatorit. “Kjo dëshmon se performanca e organeve komunale është mjaft e lartë”, tha Bashota.
Kurti: 12 muaj leje qëndrimi për studentët e huaj që studioj...
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...