Partitë politike kanë nisur sot tërheqjen e shortit për renditjen e tyre në fletëvotime e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.
Të organizuar nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ), numrat rendor nisin nga 100 deri në 192.
Në bazë të këtij shorti, Lëvizja Vetëvendosje në këto zgjedhje do garojë me numrin 105, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me numrin 113, Partia Demokratike e Kosovës ( PDK) në këto zgjedhje do renditet me numrin 191,ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ( AAK) me nurmin 174, si dhe Partia Alternativa e Mimoza Kusarit renditet me numër 103.

Derisa partia “Guxo” me numrin 118, Nisma Sociale Demokrate do garojë me numrin 187. Po ashtu, partia “Për Drenasin Kamion me Ramiz Lladrovcin” do garojë me numrin 101./Arbresh.info/

Nesër mbahet mbledhja e Qeverisë
Guardiola: Arseanali është ende në krye të tabelës, ne nuk d...
Agjencia Shtetërore e Lajmeve: Irani ka refuzuar të marrë pj...
Beteja e Koshares dhe rënia e Sali Çekajt, Rama: Momente të ...
Arteta pas humbjes nga Man City: Kemi besim të plotë se mund...
Forumi i Diplomacisë: Konjufca zhvillon takime të rëndësishm...