Gjendja shëndetësore e policëve të lënduar në ngjarjet e së premtes në Veri është e mirë dhe pa ndonjë rrezik për jetë.
Kështu ka deklaruar dje kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, i cili dje ka vizituar Kampin e Njësive të Specializuara Policore në Belvedere.
Gjatë tensioneve të së premtes u lënduan pesë policë, derisa u dëmtuan edhe disa vetura të policisë.
Aty ka takuar ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha, si dhe zyrtarë të tjerë policorë.
“Sa u përket kushteve, u tha se policia janë të kompletuar me të gjitha pajisjet dhe mjetet e nevojshme logjistike për kryerjen e detyrave zyrtare”, thuhet në njoftimin e sindikatës.
Në këtë takim, me ministrin Sveçla u diskutua edhe për mosekzekutimin e shtesave për rrezikshmëri dhe kërkesat e tjera nga sindikata.
“Ai [Sveçla] tha se është duke u punuar për të gjitha por pa caktuar ndonjë afat kohor, por deklaroj se është shumë i vendosur që të bëjë më të mirën e mundshme për policinë”.
Kryetari i Sindikatës ka vizituar edhe Drejtorinë Rajonale dhe Stacionin Policor të Jugut të Mitrovicës ku ka takuar zyrtarët policorë dhe eprorë nga të cilët është njoftuar drejtpërdrejt për kushtet dhe kërkesat e tyre siç janë: shtesat për rrezikshmëri, sigurimi shëndetësor, Ligji për pensionim si dhe kërkesa tjera të njohura për të gjithë.
“Përkundër kërkesave, vullneti dhe morali i policëve dhe eprorëve ishte në nivelin më të lartë sa i përket kryerjes së detyrave zyrtare në mbrojtje të rendit, ligjit e kushtetushmërisë së vendit”.
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...