Ish kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ndodhët i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Mjeku kujdestar ka treguar ekskluzivisht për ‘Indeksonline’, se ish kryetari i Mitrovicës ka pësuar sulm në tru. Në kushte anonimiteti, ky doktor ka thënë se Rexhepi aktualisht është pavetëdije.
“Fillimisht ai ka qenë në neurologji. Pastaj e kanë sjellë në intensive. Janë bërë krejt analizat, me zemër është mirë. Ka pasur sulm në tru. Është pa vetëdije. Por, gjendja është stabile”, ka thënë mjeku kujdestar.
Rexhepi është dërguar në QKUK mbrëmë rreth orës 20:00.
Dhoma ku po trajtohet ai është nën masa të sigurisë.
Ekipi i ‘Indeksonline’, është aktualisht në QKUK dhe do të sjellë detaje të reja për gjendjen shëndetësore të Rexhepit.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...