Drejtori i emergjencës së QKUK-së, Basri Lenjani ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të gruas së ministrit, Blerand Stavileci, Vitore Metaj.
Ai ka thënë se sot pas orës 14, në QKUK është pranuar pacientja me lëndime trupore.
“Pas shërbimeve të konsulencave është gjetur se pacientja ka lëndim apo thyerje të kockave të hundës, lëndim të syrit të djathtë, gjakderdhje të vogla dhe gërvishtje në qafë. Ajo po trajtohet në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Lenjani.
Ai ka bërë të ditur se pacientja brenda pak orëve do të lirohet për në shtëpi.
Bernardo Silva: Në futboll gjithçka është e mundur, do të lu...
Maqedonci: Raketat kineze të Serbisë të dizejnuara për të su...
Batatina suspendohet me dy ndeshje dhe gjobitet nga Komision...
Eurostat: Gati 1 në 4 familje në Shqipëri ka vështirësi për ...
Irani: Kemi sulmuar 4 baza ushtarake amerikane
Kurti i jep detyrë të re Blerim Sallahut