Kthimi i bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në të gjitha pikat kufitare
Shumë bashkatdhetarë kanë zgjedhur që festat e fundvitit t’i festojnë në vendlindje.
Fluksi i madh i automjeteve që ia mësynë Kosovës gjatë ditëve të fundit të vitit 2021, shkaktoi kolona e pritje të gjata në pika kufitare.
Mirëpo, mëngjesin e sotëm, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, gjendja në kufi është e qetë.
Pasi që kanë festuar festat e fundvitit në vendlindje, disa prej tyre kanë marrë rrugën e kthimit në vendet ku jetojnë.
E vetmja pikë kufitare ku po presin bashkatdhetarët është në Merdar. Për të dalë nga Kosova përmes këtij vendkalimi, ata po presin deri në 30 minuta./arbresh.info/

Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...