Gjatë ditës së djeshme është raportuar se një vajzë e re ka rënë nga kati i 4-të i banesës së saj, duke pastruar dritaret.
Nga Klinika Intenzive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), kanë treguar për Arbresh.info se gjendja e saj vazhdon të mbetet e rëndë, edhe një ditë pasi ndodhi rasti.
“Gjendja e saj vazhdon të jetë e rëndë”, kanë thënë nga kjo klinikë për Arbresh.info.
Lidhur me rastin, detaje kanë dhënë edhe nga policia e Kosovës.
“Është raportuar se viktima femër kosovare ka pësuar lëndime trupore. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”, thuhet në raportin 24- orësh të policisë së Kosovës./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...