Kitaristi 11-vjeçari Ledion Halitaj është shpallur “Evropiani i Vitit” në Kosovë për vitin 2023.
Çmimi është ndarë nga ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog për nderë të 9 Majit, Ditës së Evropës.
Nga 5 personalitete të nominuara për çmimin “Evropiani i Vitit”, fitues me votat e qytetarëve që kanë pasur mundësi të votojnë me “like” në faqen e Zyrës së BE-së, u shpall 11-vjeçari Ledion Halitaj.
Ndërsa, babai i tij, Agron Halitaj, përmes një postimi në Facebook, tha se ky çmim i ndarë nga Zyra e Bashkimit Evropian përpos që është vlerësim për punën e deritashme të tij, është edhe motiv për të vazhduar edhe më me vullnet dhe përkushtim karrierën prej kitaristi.
“Ndryshe nga çmimet e festivaleve ndërkombëtare, ky çmim ka peshë të veçantë për të, pasi është fituar me votën tuaj. Ju jeni ata që keni vendosur se cili prej pesë të nominuarve të nderohet me këtë titull. Andaj, secilit prej jush- veç e veç, u falënderohemi për mbështetjen që i keni dhënë Ledionit dhe për fjalët e mira që i keni thënë për të. Ju jeni ata që e keni bërë Ledionin të jetë fëmija i parë në Kosovë që e fiton këtë çmim. Thellësisht mirënjohës”, tha Agron Halitaj./Arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin