Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar se një pacient i moshës 26 vjeçare, të cilit i ishte shfaqur një masë tumorale, ngjitur për aortën abdominale dhe te vena kaven, është operuar me sukses në Klinikën e Urologjisë të QKUK-së.
Sipas një njoftimi të SHSKUK-së në ‘facebook’, operimi është bërë nga ekipi i Klinikës së Urologjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare së bashku me anesteziologët dhe stafin përcjellës, shkruan arbresh.info
Pacienti ishte operuar me herët nga tumori në testise dhe pas rezistencës në kemioterapi dhe rrezatim, ishte zgjidhja e vetme intervenimi kirurgjik.
Tri ditë pas qëndrimit në spital, pacienti është liruar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore. / arbresh.info/
Nga ‘Fadil Vokrri’ deri në ‘Allianz Arena’, publikohet vide...
Bie kostoja e ndërtimit, por jo edhe e banesave
Në Ditën Botërore të Tuberkulozit, MSh thotë se barnat janë ...
Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” nisin imazhet e para
Prezantohen fanellat e reja të Kombëtares së Shqipërisë
Rama ish-anëtarit të PE-së: Nuk është Kosovo, por Kosova