Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se raportimet se Gjykata Supreme nuk e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për rastin e keqpërdorimit me rezervat shtetërore, janë të pasakta.
Sipas Kica-Xhelilit, ky rast nuk është dosido, por siç thekson ajo, është njëri prej skandaleve më të mëdha të qeverisë, përcjell Arbresh.info.
Lexo edhe:
Rasti i rezervave shtetërore, Supremja: S’pati keqpërdorime – kërkesa e Speciales e pabazuar
Postimi i plotë:
Për hir të sqarimit:
Po shoh që disa medie po raportojnë gabimisht që Gjykata Supreme nuk e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për rastin e keqpërdorimit të qeverisë me rezervat shtetërore.
Kjo është e PASAKTË!
Gjykata Supreme, lidhur me këtë rast, ka vendosur vetëm lidhur me kërkesën për paraburgimin e të dyshuarve, JO edhe për ekzistimin ose jo të veprës penale. E për ata që kuptojnë veç pak nga procedura penale, e dijnë që kjo nuk ka lidhje me aktgjykimin për kryerjen e veprës penale.
Pavarësisht si përfundon ky rast, lajmet duhet të jenë të sakta sepse nuk kemi të bëjmë me një rast dosido, por me njërin prej SKANDALEVE më të mëdha të qeverisë./Arbresh.info
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...