Doarsa Kica-Xhelili, nga LDK, ka diskutuar lidhur me “bllokimin” e Kuvendit.
Ajo ka thënë se si LDK e kuptojnë të drejtën e partisë fituese që të propozoj kandidatin e saj për Kryetar të Kuvendit të Kosovës.
“Kjo nuk është kontestuar asnjëherë. Por, duhet ta kuptojmë gjithashtu se partia më e madhe sipas votave ka për detyrim të krijoj konsensus politik në raport me kandidatin që e sjell për tu votuar si kryetar i Kuvendit. Tani nëse nuk ka një marrëveshje të tillë politike, për vlerësimin tonë është humbje kohe që të ftohen seanca çdo 48 orë dhe në mungesë të një marrëveshje të tillë politike ne të kthehemi në ato seanca për një retorik boshe pesë minutshe duke ua humbur kohen të gjithëve dhe të hyjmë në njëfarë përsëritje të kotë dhe të pozicionimeve të njëjta”, ka thënë ajo.
Tutje ajo është shprehur se nëse nuk ndryshon partia fituese, nuk do të ndryshoj asgjë sepse “ne nuk mund të ndryshojmë qëndrimin kur nuk kanë ndryshuar rrethanat”.
“Ne jemi parti politike me 20 deputet në Kuvend nga 120 sosh”, ka thënë Kica-Xhelili në emisionin “Debat Plus”.
Rogerti në rolin e dajës së Brikenës – ia ndërpret das...
Çmimi i naftës prek edhe fermerët, kosto e dyfishuar këtë vi...
Një tjetër dasmë në shtëpinë e Big Brother VIP, Brikena dhe ...
Orban viziton gazsjellësin pranë kufirit hungarezo – s...
IKSHPK: Rriten sëmundjet jongjitëse në Kosovë, kryeson hiper...
Oblak rikthehet për përballjen e madhe me Barcelonën