Ushtarët ukrainas aktualisht ndodhen në Kosovë.
Kështu kanë thënë në një përgjigje për arbresh.info nga KFOR-i.
Në përgjigje thuhet se kontingjenti ukrainas prej 40 trupash vazhdon të shërbejë si pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO dhe të mandatuar nga OKB-ja.
“Për momentin, kontingjenti ukrainas prej 40 trupash vazhdon të shërbejë si pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO dhe të mandatuar nga OKB-ja. Fuqia aktuale e misionit tonë përfshin mbi 3700 trupa nga 28 vende kontribuese (duke përfshirë aleatët dhe partnerët e NATO-s):, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.
Ndryshe, ditë më parë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, urdhëroi tërheqjen e trupave ukrainase nga të gjitha misionet paqeruajtëse në botë. /arbresh.info/
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...