Prania e formacioneve ushtarake serbe që veprojnë brenda territorit të Kosovës, gjegjësisht në malet e Leposaviqit ka kohë që veprimtaria e tyre është vërejtur ndonëse nuk është marrë asnjë masë ndaj tyre nga institucionet e sigurisë.
Megjithatë KFOR-i si përgjegjësi kryesor i ruajtjes së sigurisë, në një përgjigje për Indeksonline, ka thënë se situata e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe e qëndrueshme, dhe se nuk ka vend për shqetësime.
Ndërkaq sa i përket veprimtarisë së dyshimtë të klubit sportiv “Air sof club Vukovi” nën të cilën janë duke vepruar ish ushtarak serb, si dhe duke zhvilluar stërvitje taktike ushtarake në malet e Leposaviqit, KFOR-i ka thënë se janë duke e monitoruar gjithë territorin dhe situatën e sigurisë në Kosovë.
KFOR, nuk ka dhënë shpjegime se qka në të vërtetë është duke bërë ish ushtaraku serb Momcilo Arlov, brenda territorit të Kosovës, me njësitin e tij luftarak gjegjësisht në malet e Leposaviqit.
“Frocat shumë kombesh të KFOR-it, me mbështetjen e NATO-s, në Kosovë zhvillojnë operacione paqeruajtëse dhe kontribuojnë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë. Ne çdo herë bëjmë vlerësimin e gjitha rreziqeve potenciale që i kanosen Kosovës. Megjithatë ne nuk do të komentojmë për ndonjë për ndonjë hetim të ndonjë personeli apo organizate”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.
Qeveria miraton pagën e 13-të për sektorin publik
Kurti: Me Macronin folëm për rrugën e Kosovës drejt anëtarës...
Kurti premton sërish: Nëse Kosova fiton nesër, edhe 1 milion...
Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për fitoren e Dardanëve...
Konfiskohet djathë pa dokumente në Leposaviq
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...