KFOR, misioni i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se mbërritja e afërsisht 70 automjeteve ushtarake dhe personelit mbështetës në Kampin Bondsteel sot shënoi përfundimin e vendosjes së përkohshme të forcave rezervë shtesë në Kosovë për qëllime trajnimi.
Sipas njoftimit të lëshuar nga KFOR-i, kontingjenti nga Mbretëria e Bashkuar, i përbërë nga mbi 350 ushtarë të Gardës Skoceze, do të zhvillojë aktivitete stërvitore në bashkëpunim me trupat e KFOR-it në Kosovë.
“Ky trajnim është pjesë e aktiviteteve të rregullta që synojnë të rrisin gatishmërinë operacionale të KFOR-it dhe aftësinë për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive çdo zhvillimi të sigurisë. Ai zhvillohet në përputhje me mandatin afatgjatë të KFOR-it, i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999,” thuhet në njoftim.
Pas përfundimit të trajnimeve, kontingjenti i Gardës Skoceze pritet të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.
Këto vende do të mbesin sot pa rrymë, shkak punimet në rrjet...
Imri Ahmeti ngushëllon për vdekjen e të miturit nga Lipjani:...
Rusia sulmon trenin ukrainas, Zelensky e dënon ashpër aktin ...
Ukraina dhe Rusia së bashku humbën pothuajse 1.8 milion usht...
Hasani: Politikanët në pushtet e kanë kompleks që s’ishin pj...
Nagavci shpreh ngushëllime për vdekjen e nxënësit Zejn Zejnu...