Situata e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile dhe nuk ka kurrfarë shenjash të tensioneve potenciale.
Kështu i tha “Danasit” të Beogradit koloneli Vinqenco Grasov, zëdhënësi kryesor i KFOR-it, transmeton Koha.net. Ai ka shtuar se misioni do të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme që të bëhet e mundur vizita e qetë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
I pyetur se si e komenton vendimin e Vuçiqit që Beogradi zyrtar të ndërpresë të gjitha komunikimet me Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe organizatat e tjera ndërkombëtare në Kosovë, Grasov tha se KFOR-i nuk komenton çështje politike.
Sidoqoftë, KFOR-i ka pasur bashkëpunim e partneritet të shkëlqyeshëm me forcat e armatosura serbe, në mënyrë që të garantojë paqe e stabilitet në këtë rajon, e sidomos përgjatë kufirit, është shprehur ai.
KFOR-i mbetet i gatshëm që të ofrojë ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, në përputhje me mandatin që ka. KFOR-i do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që të mundësohet vizita e sigurt e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në bashkëpunim të afërt me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, ka thënë Grasov.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...