KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë stërvitjen e përbashkët, “Golden Sabre 2024”, në Kampin Vrelo (Prishtinë), më 25 nëntor 2024.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se stërvitja do të testojë zbatimin e procedurave të menaxhimit të krizave, në skenarë të ndryshëm sigurie dhe se do të përfshijë rreth 600 personel dhe asete në të gjithë zonën e stërvitjes në Prishtinë, rrethinën e saj dhe përgjatë rrugëve kryesore.
Sipas KFOR-it, banorët vendas mund të presin një rritje të përkohshme të trafikut rrugor.
“’Golden Sabre 2024’ është një tjetër demonstrim i qartë i KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës që punojnë së bashku, në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe stabilitetit rajonal”, thuhet tutje në njoftim.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...
Momenti kur Alba Pollozhani e ‘tërheq zvarrë’ Bi...
Tërmet i fuqishëm 7.6 ballë në Japoni, lëshohen paralajmërim...
Vëllaznimi mbetet pa lojtarin kryesor Marques Warrick