Përmes këtij memorandumi, KFOR-i dhe Zyra e BE-së formalizojnë procedurat që forcojnë besimin e ndërsjellë, qartësojnë rolet dhe rrisin nivelin e koordinimit, duke u mundësuar të dyja misioneve të përgjigjen në mënyrë efikase dhe të bashkërenduar brenda mandateve të tyre përkatëse.
Ky memorandum është dëshmi e përkushtimit të aktorëve ushtarakë dhe civilë për të bashkëpunuar në mënyrë proaktive, duke rritur gatishmërinë, stabilitetin dhe sigurinë në terren, sidomos në rrethana sfiduese.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përmbushje të roleve të tyre përkatëse si përgjigjës për sigurinë”, thuhet në njoftim.
Kurti në Vushtrri: Mandati i ardhshëm do të jetë mandati i h...
Selin sjell “selfien” më të bukur me Gimbon
Egnatia shpallet kampione e Shqipërisë për të tretin vit me ...
“Betejat janë për t’u luftuar, por lufta është për t’u...
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...