Këto shtete do të futen në “listën e zezë” të Zvicrës, në listë edhe Kosova

08:00 | 31 Korrik 2021

Qeveria federale ka publikuar një listë të re e cila tregon se cilat shtete konsiderohen vende me rrezik për Zvicrën. Me këtë rast bëhet e ditur se nuk preket asnjë nga vendet e zonës Shengen.

Por vende si destinacioni i njohur i pushimeve për zviceranët, Turqia, nga ana tjetër, do të shpallet vend me rrezik ashtu si dhe Rusi, Brazili dhe Britania e Madhe.

Me pak përjashtime, vendet jashtë Evropës preken pothuajse të gjitha.

Në vazhdim, lista e plotë, e nxjerrë nga faqja e internetit e platformës federale të publikimit. Pra, në listën e rrezikut do të jenë të gjitha shtetet dhe rajonet jashtë zonës Shengen, me përjashtim të shteteve si:

– Shqipëria
– Andorra
– Armenia
– Azerbajxhani
– Australia
– Bosnje dhe Hercegovina
– Brunei Darussalam
– Bullgaria
– Selia e Shenjtë
– Hong Kongu
– Irlanda
– Izraeli
– Japonia
– Jordani
– Kanadaja
– Katari
– Korea (Jugu)
– Kosova
– Kroacia
– Libani
– Makau
– Moldavia
– Monako
– Mali i Zi
– Zelanda e Re
– Maqedonia e Veriut
– Rumania
– San Marino
– Arabia Saudite
– Serbia
– Singapori
– Tajvani
– Ukraina
– Shtetet e Bashkuara
– Qipro

P.S. Në publikimin që mund të shkarkohet në platformën e BAG deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, ndodhet vetëm lista e vendeve jashtë zonës së Shengenit, të cilat NUK konsiderohen si vedne me rrezik. Nga kjo kuptohet se të gjitha vendet që nuk janë në këtë listë, përfshirë edhe Turqinë, Britaninë e Madhe dhe Brazilin, që përmenden aty, konsiderohen si vende me rrezik, transmeton albinfo.ch.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara