Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” ka njoftuar për punime teknike në disa rrugë të kryeqytetit përgjatë ditës së nesërme.
Sipas njoftimit, arsyeja e ndërprerjes së furnizimit në ujë do jetë për shkaqe teknike, pasi do punohet në një valvule të ujit në afërsi të Rektoratit.
Punimet do të zgjasin nga ora 10:30 deri në orën 13:30, njofton tutje “Prishtina”.
Njoftimi i plotë:
“Për të realizuar një punim të tillë dhe të domosdoshëm duke ia dedikuar përmirësimit të infrastrukturës së rrjetës së ujit, jemi të detyruar të ndërpremë furnizimin me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:30 deri afërsisht në orën 13:30.
Zonat që afektohen nga kjo ndërprerje janë: Rruga ” Dëshmorët e Kombit” që do të përfshijë pjesën e qendrës së kryeqytetit, pjesën e lagjes ” Ulpiana” duke vazhduar me lagjen e ” Spitalit” e deri te fillimi i lagjes ” Veternik në Prishtinë.
Me këtë rast, kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët!
2 milionë dollar për çdo anije për të kaluar Ngushticën e Ho...
Liverpooli planifikon spastrim të madh gjatë verës, katër yj...
Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues...
Ekstradohet nga Franca në Kosovë i dyshuari për vrasje në te...
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...