Në familjen e madhe të legjendarit, Adem Jashari janë shtruar tri sofra në çdo racion.
Kështu tregon për arbresh.info cicëroni i muzeu të familjes Jashari, Xhevat Imeri.
“Pasi kanë qenë një familje e madhe 30 anëtaresh, për çdo racion ushqimi janë shtruar tri sofra bukë, duke llogaritur në mesin e tyre, një sofër për burra, një për gra dhe një për fëmijë”, ka treguar Imeri.
Sipas tij, familja Jashari për atë kohë shquhej si familje e pasur.

“Në familjen Jashari, edhe pse kanë qenë një familje e madhe 30 anëtarësh, për atë kohë llogaritet ka qenë një prej familjeve më të pasura. Pasuria është njohur në atë kohë me tokë, me bujqësi dhe blegtori, por ka shërbyer edhe vëllai i madh Rifati, i cili nga viti 69 ka jetuar në Gjermani dhe me punën që ka bë atje e ka mbajt edhe familjen këtu”, u shpreh Imeri.
Përveç kësaj, sipas tij në periudhën e ilegalitetit ishin dërguar edhe tre djemtë në Gjermani dhe në një farë forme vet familja Jashari kishte pasur një ekonomi të pasur, duke shtuar se në këtë familje edhe para lufte ishte bërë një jetë e mirë. /arbresh.info
Komandanti i KFOR-it: Prania e forcave në Kosovë nuk ka afat...
Ndalohen mbi 38 mijë lodra me vlerë prej 100 mijë eurosh në ...
Pacolli paralajmëron krizë mjedisore: Gjendja katastrofale e...
PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale të Serbisë dhe p...
Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me ...
Kurti mbledh ministrat, thotë se premtimet po i shndërrojnë ...