Ka nisur mbledhja e Qeverisë së Kosovës në të cilën pritet të shqyrtohen disa pika të rendit të ditës.
Në agjendën e mbledhjes së sotme të qeverisë që ka siguruar “Arbresh.info” janë paraparë të shqyrtohen nëntë pika të rendit të ditës.
“Në mesin e këtyre pikave do jenë edhe :Shqyrtimi i kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë për pagën e specializantëve me vetëfinancim prej datës 1 janar deri në dhjetor 2023; Shqyrtimi i kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë për pagën e specializantëve me vetëfinancim nga Republika e Shqipërisë, , Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut; Shqyrtimi i nismës për lidhjen e Marrëveshjes për Transferim të personave të Dënuar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë”, thuhet në rendin e ditës./arbresh.info/

Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi