Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar kufizimet e reja të lëvizjes në komunën e Malishevës, komunën veriore të Mitrovicës dhe komunën e Zveçanit.
Vitia thotë se ky vendim u mor në koordinim paraprak me Komunat, për të frenuar përhapjen më tej të COVID-19 e që do të fillojë të zbatohet nga nesër.
Postimi i plotë:
Sipas situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, në koordinim paraprak me Komunat, për të frenuar përhapjen më tej të COVID-19, nga nesër, 10 prill 2020, në komunat tashmë në karantinë, orari për lëvizjet brenda komunës, për nevojat bazike të qytetarëve do të jetë si në vijim:
Komuna e Malishevës 14:00-06:00 (ndalim qarkullimi)
Komuna veriore e Mitrovicës 12:00-06:00 (ndalim qarkullimi)
Komuna e Zveçanit 12:00 -06:00 (ndalim qarkullimi)
Gjithashtu, në ditët në vijim, varësisht nga situata epidemiologjike në komunat e tjera dhe në koordinim me to, do të vendosen masa shtesë në mënyrë që të parandalojmë shpërndarjen e COVID-19.
I lusim qytetarët të zbatojnë dhe bashkëpunojnë me komunat e tyre, autoritetet e sigurisë, institucionet e tjera qendrore dhe të respektojnë masat që po merren në mbrojtje të jetës së tyre.
Jemi bashkë, do të jemi fitues nëse me vendosmëri do t’i respektojmë rregullat!./arbresh.info
Djali i Thaçit falënderon Ramën për vizitën në Hagë: Ju na d...
Oda Ekonomike e Kosovës kundërshton ndërhyrjen në çmimet e k...
Vdes çetniku serb Slavko Aleksiq, simbol i rrethimit famëkeq...
ZRRE-ja vendos ta zbatojë vendimin e Supremes për liberalizi...
KQZ: 88% e pakove me fletëvotime janë dorëzuar te votuesit j...
Shfuqizohet kufizimi kohor për kompensimin e udhëtimeve zyrt...