Me mjete bujqësore banorët e Hades dhe Forumi për Iniciativa Qytetare protestuan para Ministrisë për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor.
Protesta është reagim i banorëve të Hades, familjet e të cilëve për vite me radhe, që nga 2004-ta kur ka filluar zhvendosja e dhunshme, ballafaqohen me shkeljen e të drejtave të tyre, kushtet më të rënda mjedisore ekonomike, që po rrezikojnë edhe jetët e familjeve të tyre.
Kërkesat e protestuesve janë: Kushte normale të jetës për familjet e tyre, ndal viktimizimit të qytetarëve të Hades për shkak të pavendosmërisë së qeverisë se si do të vazhdojë zgjerimin e Sibovcit, ndal zhvendosjes së dhunshme dhe të fillojë zhvendosja e rregullt a banorëve./Arbresh.info

Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat