Drejtori ekzekutiv i KIPRED, Lulzim Peci ka thënë se taksa 100% ndaj mallërave serbe ka dhënë këto dy efekte të rëndësishme:
Sipas tij, taksa nuk i shkakton dëm të madh Serbisë sepse një numër i vogël i mallrave serbe eksportohen në Kosovë.
Postimi i Lulzim Pecit në Facebook:
Mirëpo, në anën tjetër taksa 100% nuk i shkakton dëm të madh Serbisë, pasi vetëm diku rreth 2.8% të eksporteve të mallërave të saja vien në Kosovë, dhe përmes saj nuk mund të mbrohen kufinjtë e vendit.
Në anën tjetër, përmes taksës jemi duke i larguar miqt tanë nga Kosova, dhe po ia mundësojmë Vucicit që fsheh pas saj mos-gadishmërinë e tij për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe njohjen e Kosovës .
Prandaj, mendoj se taksa duhet të pezullohet në mënyrë të kushtëzuar, të ndalim lojën e luajtjes “kile” me njëri tjetrin, te ndërtojmë unitetin e spektrit politik të vendit për negociatat me Serbinë, duke përfshirë ketu edhe pozicionin e qartë për pacënueshmërinë e kufinjëve shtetëror..
Negociatat me Serbinë nuk janë çështje elektorale. por shtetërore. Si pozita e sotshme, ashtu edhe ajo e ardhshme do të detyrohet ta zbatoj po të njëjtën marrëveshje që do të nënshkruhet në mes palëve dhe garantuesve të saj ndërkombëtarë – e cila me fjalorin e BE-së quhet “marrëveshje ligjërisht obligative”.
Bedri Hamza mban sot konferencë për media
BE paralajmëron hapa të rinj në procesin e anëtarësimit të U...
Edi Rama publikon videon: Nga 26 maji i vitit 1996 te Shqipë...
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali