Vendi ynë do të vazhdojë të përballet edhe për disa ditë me mot të ndryshueshëm.
Kështu ka thënë në një prononcim për arbresh.info, profesori universitar dhe eksperti i meteorologjisë Sylë Tahirsylaj. Ai ka shtuar se dita do të shoqërohet me diell dhe vranësira ku pritet të ketë edhe reshje shiu.
“Vendi ynë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore me shkallë të lartë të lagështisë, si rrjedhojë moti do të jetë i ndryshueshëm me intervale kohore, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës do të marrin karakter zhvillimi dhe do të përcillen me reshje shiu”, ka thënë Tahirsylaj.
Tahirsylaj tha se temperaturat do të shkojnë deri në 26 gradë këto ditë.
“Temperaturat minimale do të luhaten nga 3 deri në 13 gradë dhe maksimalja do të shkojë nga 25 deri në 26 gradë celsius, kjo gjendje sinoptike do të jetë e qëndrueshme deri me datën 7 qershor javën e ardhshme” u shpreh Tahirsylaj./Arbresh.info/R.Rexhepi
Grupi i pestë i haxhilerëve kthehet në Kosovë nga vendet e s...
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...