Nga mbledhja e sotme e kryesisë së Kuvendit të Kosovës është vendosur që këtë javë të mbahen dy seanca plenare, të enjten dhe të premten.
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se të premten do të debatohet për tri vjet qeverisje, shkruan Arbresh.info.
“U darkuam për dy seanca të Kuvendit gjatë kësaj jave. Seanca e parë është caktuar për ditën e enjte nga ora 10:00 e cila në agjendë ka vazhdimësinë e seancës të papërfunduar nga seanca e jashtëzakonshme, ku është kërkuar votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare. Pastaj fillojmë me seancën e rregullt të Kuvendit të Kosovës e cila ka votimin e marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare. Shqyrtimi i projekt-rezolutës për tri vjet qeverisje e propozuar nga AAK është bartur për ditën e premte me kërkesën e Qeverisë. Ditën e premte fillojmë seancën me debat për tri vjet qeverisje dhe fillon në ora 11:00”, tha Kusari-Lila./Arbresh.info
Vranësira dhe temperatura deri në 21°C, parashikimi i motit ...
Seancë për sulmin në Banjskë, sot jepen fjalët përfundimtare...
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat