Kryeministri Avdullah Hoti në një konferencë për media, ka folur për sigurimin e vaksinave antiCOVID për qytetarët e Kosovës.
Hoti ka thënë se është përgatitur strategjia e imunizimit në bazë të cilit përcaktohen qartë prioritetet e vaksinimit të qytetarëve me vaksinën antiCOVID, shkruan Arbresh.info.
“Ashtu si na vijnë sasitë e vaksinave do të kryhet vaksinimi i qytetarëve. Fillimisht mjekë dhe stafi tjetër shëndetësor, personat mbi moshën 65 vjeç, personat që kanë rrezikshmëri të lartë e cila përcaktohet nga lista e sëmundjeve”, tha Hoti.
Ai shtoi se në të gjitha komunat, dhe në bazë të kësaj strategjie komunat me qendrat e mjekësisë familjare udhëzohen të përgatisin listat e qytetarëve sipas këtyre kritereve.
Këtë e konfirmoi edhe Drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, shkruan Arbresh.info.
“Kategoritë prioritare janë: Punëtorët shëndetësorë, personat mbi 65 vjeç, gjithë personat me rrezik të lartë, me sëmundje kronike të traktit respiratorë, të zemrës, të mëlqisë, personat me sëmundje neurologjike, personat me aftësi të kufizuar, personat me diabet, personat që kujdesen për personat e moshuar, punëtorët që ofrojnë shërbime në shtëpi të pleqëve, personat mbi 40 vjeç, punëtorët e arsimit, policia ushtria e punëtorët e sektorit publik”, tha ai.
Si të votoni me postë? KQZ-ja jep udhëzimet
Çmimi i arit shënon rritje rekord, +65% brenda një viti
Haaland i pandalshëm: Dy gola, rekord historik dhe fitore e ...
Dyshohet se vrau foshnjën, arrestohet 20-vjeçarja në Tiranë
Britania shkurton fondet kundër ndikimit rus në Ballkanin Pe...
Trump paralajmëron vizitë në Florida, zbardh temat që do dis...