Prokurororia Themelore e Prishtinës ka dërguar tanimë kërkesën tek Gjykata Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, Musa Cena dhe dy të dyshuarve për marrje të ryshfetit nga pala e dëmtuar.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se pos zv/ministrit Cena, dy të dyshuarit tjerë të këtij rasti janë, Nysret Shala, zyrtarë në Komunën e Rahovecit dhe Hazer Shehu, pronarë i një kompanie private në Kosovë.
Ndërkohë, seanca dëgjimore për Cenën, Shalen dhe Shehun do të mbahet sot pasdite nga gjyqtari Isuf Makolli.
Kërkesa për masën e sigurisë prej një muaj paraburgimi është bërë me qëllim të prezencës së të dyshuarve në procedurën hetimore.
Rikujtojmë, se Cena është zëvendësministër në ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe vie nga partia e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj (AAK)./Indeksonline/
Alarm në Tokio/19 persona përfundojnë në spital pas përhapje...
Francë: Arrestohet 16-vjeçari i dyshuar për vrasjen e 12-vje...
Rexhepi: Nesër Lugina në këmbë, vijnë kongresistët amerikanë
Kurti flet për prodhimin e municionit në takimin me Odën Kos...
Trump: Paqja me Iranin do jetë një marrëveshje e shkëlqyer o...
Albion Rrahmani në formacionin e javës në Çeki