Shpend Ahmeti nga LVV-ja dhe Lirak Çelaj nga PDK-ja kanë mbetur kandidatët e vetëm të deklaruar nga partitë e tyre për garën e Prishtinës. Partitë tjera po hezitojnë të deklarohen.
Shumica e partive politike në vend ende nuk i kanë bërë publike kandidaturat e tyre për kryetar të komunës së Prishtinës. Hezitimi i tyre po shfaqet edhe një muaj pas deklarimeve të tyre se shpejt do të dalin me kandidatët.
Vetëm dy partitë, lëvizja “Vetëvendosje” dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), tashmë i kanë bërë publik emrat e kandidatëve të tyre për garën për të parin e kryeqytetit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Partitë tjera, duke përfshirë edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), ndonëse deklaruan se shpejt do të dalin me kandidaturat e tyre për kandidatët për komunë të Prishtinës në zgjedhjet lokale, kjo nuk po ndodh. “Vetëvendosja” edhe të mërkurën ka rikonfirmuar se zyrtarisht Shpend Ahmeti është kandidat i kësaj partie për Prishtinën.
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar për herë të parë në medie se LDK-ja është përcaktuar që të ketë kandidat femër për Prishtinën.
Kryeministri i Kosovës ka thënë se ende nuk kanë një emër për këtë kandidaturë.
E rëndë në Dibër, 65-vjeçari vdes pasi u godit nga kali
Rritet rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent ...
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër ...
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...