Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë kategorizimin e ri të komunave me rastet e Koronavirusit, duke u nisur nga numri më i lartë i të infektuarve deri në më pak të infektuar.
Sipas këtij kategorizimi, katër komuna ende vazhdojnë të mbesin në zonë të kuqe, nëntë në të verdhën si dhe 25 komuna në të gjelbërtën, shkruan arbresh.info.
Bazuar në numrin javor të rasteve të SARS-COV 2 në 100.000 banorë, IKSHPK ka bërë sot rangimin e komunave sipas zonave.
Në zonën e kuqe janë 4 komuna:Prishtina, Fushë Kosova, Obiliq, Zveçani. Në zonën e verdhë janë 9 komuna: Lipjani, Gjilani, Vushtrria, Prizreni, Peja, Gjakova, Podujeva, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi”, njofton MSH.
Në zonën e gjelbër janë 25 komuna: Vitia, Rahoveci, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Suhareka, Dragashi, Drenasi, Istogu, Klina, Skenderaj, Deçani, Kamenica, Malisheva, Juniku, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu, Shterpca, Graçanica dhe Shtimja.
Ndryshimet: Obiliqi nga e verdha kalon në të kuqen. Suhareka nga e kuqja në të gjelbërtën. Ferizaj nga e verdha kalon në të gjelbërtën. Mitrovica e Jugut nga e verdha kalon në të gjelbërtën. Gjilani nga e gjelbërta kalon në të verdhën. Leposaviqi nga e gjelbërta kalon në të verdhën. /arbresh.info/

Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...
Zbulohen ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot e Laç, ...
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...