Instituti i Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë do të jetë i qetë dhe me diell.
“Situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj të mbaj edhe për ditët vijuese. Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik të cilat origjinën e kanë nga Afrika Veriore. Kjo situatë meteorologjike kushtëzon mot relativisht të qetë dhe me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë, në vlerat e rrezikut. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Abdixhiku: U bëmë bashkë, nesër, Vjosa dhe unë ju presim në ...
Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...
Superliga vjen sot me dy superduele
Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën
SHBA pret përgjigje nga Irani/ Trump: Bisedimet po vazhdojnë...
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...