Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli ka shpalosur dokumente të reja, në të cilat shihen emrat e shqiptarëve të persekutuar pa gjyq nga Jugosllavia.
Aty vërehen emrat e Xhafer Deves, Rexhep Mitrovicës, Bislim Bajgorës e shumë familje tjera atdhetare.
“Kjo dosje është në gjuhën e fshehtë të ish-Jugosllavisë dhe tani Serbia quhet “Libri i armiqve të shtetit duhet të likuidohet pa gjyq dhe pa procedime”, ka shkruajtur Zyberaj.
Postimi i plotë:
Shteti serb-Platforma shtetërore e eleminimit të shqiptarëve pa gjyq
Në këto dosje mund të lexoni emrat e shqiptarëve të persekutuar nga Jugosllavia e Versajës të themeluar në vitin 1918 dhe Jugosllavia pas AVNOJ e themeluar në vitin 1944, ku shqiptarët konsideroheshin armiq dhe ishin në listën e likuidimit.
Midis këtyre emrave mund të lexojmë emrat e Xhafer Deves, Rexhep Mitrovica, Bislim Bajgora, familja Boletini dhe shumë familje të tjera atdhetare.
Kjo dosje është në gjuhën e fshehtë të ish-Jugosllavisë dhe tani Serbia quhet “Libri i armiqve të shtetit duhet të likuidohet pa gjyq dhe pa procedime”.
Serbia nga viti 1877 e deri më 10 qershor 1999 I ka shkaktuar popullit shqiptar 142 miliardë dollarë, shumë kjo që nuk do ta paguaj Serbia, por dëmi human nuk paguhët, por kujtohet.
https://www.facebook.com/jetliri88/posts/10215836214714114
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...